×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Konfiskohen afër 1700 kg mish në Ferizaj, nuk dihet vendi nga ka ardhur

    Insajderi
    21 February 2023 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) të martën ka organizuare një aksion për kontrollin e të gjitha mishtoreve në komunën e Ferizajt. Afro 2 mijë kilogramë mish u konfiskuan.

    Kështu deklaroi për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaqi. Ai tha se në secilin rast kur inspektorët kanë hasur duke u tregtuar mish në kundërshtim me kriteret ligjore për tregtim, janë ndërmarrë masat për largim të menjëhershëm.

    “Sasia totale e produkte të ndaluara është 1670 kg mish dhe nënprodukte mishi (mish i freskët, mish në faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, e të tjera). Aksioni u realizua përmes trupave inspektuese nga regjionet e tjera”, ka thënë Thaçi për Insajderi.

    Ai ka treguar parregullsitë më të shpeshta që kanë hasur gjatë këtij aksioni. Ndër to janë mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes

    “Problemet me të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes. Në mish të pa damkosur (vulosur), dhe sasitë tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat po ashtu i nënshtrohen procesit të trajtimit termik (terjes, tharjes, tymosjes)”, është shprehur Thaçi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark