×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konfiskohet drogë në Burgun e Dubravës

    Insajderi
    24 February 2024 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Qendrën Korrektuese Dubravë janë konfiskuar substanca narkotike gjatë këtij muaji.

    Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.

    Substancat narkotike u gjetën gjatë kontrollimit të hapësirave në Qendrën Korrektuese.

    “Qendra Korrektuese Dubravë, 12.02.2024-14:00. Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 është gjetur 3 gram marihuanë e ndarë në katër copa letre. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet tutje nga anti-droga e Pejës”, thuhet në njoftim.

    Më datë 17 shkurt, policia po ashtu ka konfiskuar drogë.

    “Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës në mes të pavijonit 5 dhe 6 është gjetur 4 gram marihuanë e ndarë në shtatë copa letra”.

    Drogë po ashtu është gjetur edhe më 22 shkurt.

    “Bazuar në raportin e bastisjes të përpiluar nga oficerët korrektues, raportohet se gjatë kontrollimit të hapësirës së pavijonit 6 është gjetur një qese e zezë me 15 gram marihuanë e ndarë në 14 qese të vogla”, theksohet në raportin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark