×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca i bën thirrje Bashkimit Europian për shtimin e presionit ndaj Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

    Insajderi
    17 November 2023 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka marë pjesë në Konferencën e 11-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Evropës Juglindore në Budapest të Hungarisë.

    Konferenca ka fokusuar diskutimet rreth procesit të integrimit evropian të vendeve të këtij rajoni, duke përfshirë pikëpamjet dhe përvojat nga parlamentet në mbështetje të agjendës së reformave për avancimin drejt Bashkimit Evropian.

    Kryetari Konjufca para pjesëmarrësve ka theksuar rëndësinë e unitetit evropian në përballje me rreziqet aktuale, duke përmendur agresionin rus në Ukrainë dhe përpjekjet për të përhapur konflikte në rajon.

    Më tutje ai ka denoncuar përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës në shtator të vitit të kaluar dhe ka bërë thirrje për shtimin e presionit ndaj Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke theksuar nevojën për njohje reciproke dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

    Kryetari Konjufca gjithashtu ka evidencuar progresin e Kosovës në procesin integrues, duke përmendur një plan kombëtar reformash integruese dhe rolin kyç të Kuvendit të Kosovës në miratimin dhe ristrukturimin e ligjeve për të përmbushur kriteret e BE-së. Ai ka vënë në pah se Kosova sheh BE-në si një bashkësi politike që respekton vlerat demokratike dhe liritë e individëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark