×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca i reagon ashpër Haxhiut, pas deklaratës së tij lidhur me kryeministrin Kurti për luftën e fundit

    Insajderi
    03 November 2023 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se kryeministri Albin Kurti ka dezertuar në luftën e fundit të Kosovë.

    Ndërsa sipas Haxhiut, Hashim Thaçi ka qenë në ballë të luftës.

    “Hashimi në ballë të luftës, Albini me duar në xhepa i arrestum prej Serbisë dhe i dezertum dhe i dorzum. Nuk dashta me ja u thanë këtë por masi po e kërkoni po ua thom. Ky është dallimi mes neve edhe teje”, tha ai.

    Deklarata e Haxhiut e shtyu kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën të reagojë.

    Ai tha se është e papranueshme deklarata e Haxhiut ndaj të burgosurve politik.

    “Ishte krejt e papranueshme z.Haxhiu se si e ofendoni të burgosurit politik. Është terminologji e papranueshme se si i ofendove të burgosurit politik. Jo, jo çdo të burgosur politik. Edhe kolegët e tu i ki, e pak marre duhet me të ardh prej asaj pune. Nëse më kuptove urdhëro replikë”, ka thënë ai.

    E Haxhiu reagoi ashpër duke thënë se nuk ka pasur reagime kur janë ofenduar ushtarët e UCK-së, teksa tha se deklarata e tij kishte të bënte me një emër të përveçëm.

    “Ky njeri ka dezertuar dhe është dorëzu. E dallimin që e kërkonte më herët është e vërtetë. Unë jam luftëtarë i lirisë, ndërsa ky është dezertor dhe veteran fals dhe nuk e krahasova me asnjë të burgosur politik”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark