×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca: Ka fakte të bollshme, Vuçiqi qëndron prapa sulmit në Banjskë

    Insajderi
    27 December 2023 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy pjesëtarë të policisë.

    Ai tha se të gjitha faktet tregojnë se Vuçiqi ka qenë në dijeni para se të ndodh sulmi i 24 shtatorit.

    Po ky vërtetë që ishte një vit i ndërlikuar dhe i vështirë. Mbi të gjitha për shkak të relacioneve që i kemi me Serbinë. Një Serbi e cila ka zgjedh që të jetë shumë armiqësore ndaj Republikës së Kosovës dhe e cila me çdo veprim institucional edhe me çdo veprim edhe jashtë-institucional na bindë që synimin kryesor e ka që ta mbajë Kosovën të destabilizuar dhe me një ambicie e cila kurrë nuk i shuhet asaj”, ka thënë Konjufca.

    Konjufca deklaroi se Serbia po përpiqet ta aneksojë një pjesë të territorit të Kosovës.

    Ka fakte të bollshme për përfshirje të institucioneve shtetërore të Serbisë në atë sulm i cili ishte edhe terrorist, por në të njëjtën kohë mund ta quajmë edhe akt të agresionit. Meqenëse nuk ishte thjeshtë një grup privat aty. Faktet edhe të inteligjencës edhe të institucioneve tjera të sigurisë dhe të gjitha institucioneve shtetërore tregojnë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk mund të mos e ketë ditur për këtë sulm”, tha Konjufca në Klan Kosova.

    Tutje, kryetai i kuvendit tha se vetëdija e Vuçiqit që një sulm i tillë do të ndodhë është i barabartë me organizimin e tij.

    Po tash politika dhe shteti në kuptimin e organizimit institucional funksionon kështu, në momentin që je personaliteti kryesor shtetëror edhe politik i vendit siç ndodh me Vuçiqin në Serbi, i cili jo vetëm që pretendon se është zgjedhur përmes zgjedhjeve demokratike, por edhe ka metoda dhe mekanizma jashtë-institucional se si e mban pushtetin, për një njeri të tillë i cili e kontrollon atë që quhet shteti i thellë në Serbi prej mekanizmave të inteligjencës e deri te krejt sektori i sigurisë, vetëdija që një sulm i tillë do të ndodhë është i barabartë me organizimin e tij“, u shpreh Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark