×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Konjufca në Samitin e Demokracisë: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm

    Insajderi
    29 March 2023 - 23:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, në Samitin e Demokracisë tha se Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm.

    Ai foli edhe për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në organizmin e të gjitha cikleve zgjedhore deri më tani.

    Theksova që Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë dhe se të gjitha proceset elektorale viteve të fundit, sipas raporteve vendore e ndërkombëtare, janë organizuar duke përmbushur standardet më të larta demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta duke dëshmuar kështu pjekuri dhe kulturë të lartë politike dhe qytetare”, tha Konjufca.

    Tutje, ai tha se në këtë drejtim, rol ka edhe Kuvendi, ku sipas tij, grupet politike parlamentare tashmë janë në prag të përmbylljes së punës për reformën zgjedhore.

    “Pavarësisht sfidave dhe punës që na pret, të arriturat e deritanishme dëshmojnë maturinë tonë politike dhe përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie dhe shteti demokratik të qëndrueshëm”, tha Konjufca

    Ky diskutim u bë në panelin me temë “Zgjedhje të lira dhe të drejta – Roli i Kongresin në promovimin e politikave të shëndosha zgjedhore dhe pjesëmarrjen e votuesve në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në Samitin e dytë për Demokraci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark