×
  • Lajme
  • Insajderi

    Konjufca në siklet të madh, mundohet ta nxjerrë Kurtin të pastër nga deklaratat për Ivanoviqin

    Insajderi
    19 January 2023 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është munduar sot ta shfajësojë kryeministrin, Albin Kurti për deklaratat për Oliver Ivanoviqin.

    Në seancën e Kuvendit, Konjufca ka thënë se Kurti nuk e ka mohuar që Ivanoviq është kriminel lufte, por ka folur për vrasjen e tij, shkruan Insajderi

    Sipas Konjufcës, Kurti ka dashtë të thotë se përgjegjës për vrasjen e politikanit serb është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    “Kryeministri ka dashtë të thotë se ai njeri është vrarë prej Aleksandër Vuçiqit. Kjo ma merr mendja se është mesazhi që ai ka dashtë ta përqojë. Unë mendoj se sa i përket përgjegjësisë që ka pas Ivanoviq kryeministri nuk ka ndryshuar qëndrim. Asnjë prej krimeve nuk e ka hequr prej biografisë së tij”, është shprehur Konjufca. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    12 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark