Kryeparlamentari Glauk Konjufca, edhe pas përfundimit të ceremonisë së betimit të pjesëtarëve të rinj të FSK-së ka deklaruar se Serbia po bënë përpjeke për destabilizimin e vendit, gjë që tha se nuk do ta arrijë.
Konjufca shtoi se për operacione të veçanta në veri të vendit nuk do të ketë veprime pa u koordinuar me NATO-n dhe ShBA-në. Tutje, ai tha se nuk beson që do të ketë eskalim të situatës dhe se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës.
“Të gjitha këto janë përpjekje të Serbisë me rrit pensionin në Kosovë ashtu që të thehemi përballë kërkesave të tyre dhe të gjitha vijnë nga Beogradi dhe nga Vuçiq. Qeveria do të sillet në atë mënyrë që të mos pranojë kushtëzime përmes shantazheve e bllokadave dhe përdoronit të forcës nga ana e Serbisë”.
Ai më tej tha se FSK është e Kosovës dhe ka të drejtë të funksionojë në gjithë territorin e Kosovës.
“Nuk është vetëm çështje e targave, por kemi pasur grumbullim nga Serbia qysh nga viti i kaluar. E gjithë kjo është përpjeke e Serbisë me destabilizuar Kosovën. Ne nuk e pranojmë këtë gjuhë. FSK është e Kosovës dhe ka të drejtë të funksionojë në gjithë territorin e Kosovës. Dhe mendoj se ka të drejtë të veprojë në territorin e Kosovës. Sa i përket operacioneve të veçanta nuk do të bëjmë veprim pa koordinim me NATO dhe ShBA”.
Ai tha se gjithçka është nën kontroll dhe se institucionet e sigurisë janë në nivel më të lartë përgjegjësisë.
“… situata është nënkontroll dhe institucionet e sigurisë janë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe ato nuk e kanë qëllim me provokuar askënd. Ne kemi provokime nga Serbia por nuk biem në provokime. Sa i përket zhvillimet nga Parisi do t’i keni më të qarta kur të kthehet presidentja dhe kryeministri”, Konjufca.