×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca për masakrën në Rezallë: Serbisë i kanë ndryshuar rrethanat, por jo mendësia

    Insajderi
    05 April 2024 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Rezallë të Skenderajt në përvjetorin e 25-të të masakrës që ndodhi aty.

    Konjufca e ka bërë këtë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, i cili tha se 98 shqiptarë në Rezallë të Skenderajt u masakruan dhe në fshatrat përreth, ndërsa 44 prej tyre ata i zhdukën me dhunë.

    “Rezalla nuk ishte episod i izoluar ose rast përjashtimor, por ndodhi në vazhdën e fushatës së krimeve kundër njerëzimit, gjenocidit, masakrave të njëpasnjëshme dhe spastrimit etnik, që ishin mekanizma dhe mjete të shtetit të Serbisë, si strukturë e kalkulimit dhe gjenerimit të vrasjes në masë”, shkroi Konjufca.

    Ai shprehet se Serbia i ka ndryshuar rrethanat, por jo mendësinë.

    “Serbisë i kanë ndryshuar rrethanat, por jo mendësia. Pa e ndryshuar mendësinë dhe pa u përballur me krimet e veta, përballë nesh ajo do të përbëjë gjithnjë shtetin e zhytur në krimin e përbindshëm dhe kërcënim të vazhdueshëm. Ne kemi dëshmorë e martirë të cilëve u përkulemi, ndërsa Serbia kriminelë lufte që i mbron”, tha ai.

    Derisa i pari i Kuvendit theksoi se të rënët në këtë masakër nuk do të harrohen kurrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark