×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca për tokat rreth Manastirit të Deçanit: Kompromisi më i dhimbshëm që Kosova ka bërë

    Insajderi
    19 March 2024 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka thënë se vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit ka qenë kompromisi më i dhimbshëm i kësaj qeverie.

    Sipas Konjufcës ky vendim është kthyer në formë kompromisi në janar të këtij viti për t’u futur në Këshillin e Evropës.

    “Manastrin e Deçanit për nëntë vite, se në vitin 2015 është marrë vendimi. Për nëntë vite na kanë thënë bëjeni se e keni obligim. Tash për herë të parë, prej janarit nuk është më bëjeni se e keni obligim, por bëjeni se mund të arrini një arritje shumë të madhe për Kosovën, që është Këshilli i Evropës, që i bie e ka formën e kompromisit e nuk mund të bëhet vetëm si diçka që Kosova e ka obligim sepse është vendim i dhimbshëm ky. Ky është vendimi më i dhimbshëm që Kosova e ka marrë”, tha Konjufca në Kanal 10.

    Rikujtojmë se gjatë javës së kaluar kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se i kanë kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës ta zbatojë vendimin e Kushtetueses lidhur me 24 hektarë rreth Manastirit të Deçanit, për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark