×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Konjufca: Për UÇK-në po kërkohet drejtësi, por jo edhe për masakrat e Serbisë në Kosovë

    Insajderi
    22 May 2023 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në 24-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, e ka quajtur atë aktin më të shëmtuar që bëri Serbia në Kosovë.

    Sipas tij, burgu është institucioni më i lartë i shtetit dhe se 1.000 të burgosur me qëllim u grumbulluan aty për t’u vrarë e masakruar.

    Konjufca shtoi se është më se e ditur që shteti serb e ka bërë këtë krim makabër, por që thotë se fatkeqësisht ende nuk ka drejtësi.

    Ka deklaruar se kur është puna për gjykimin e UÇK-së ka drejtësi, kurse për masakrën e Burgut të Dubravës nuk është shpallur asnjë i dënuar.

    “Jemi këtu për ta kujtuar aktin më të shëmtuar që e bëri Serbia. Ndonëse kanë kaluar 24 vjet dhe përgjegjësia është e shtetit serb, ende fatkeqësisht nuk ka drejtësi. I shoh edhe familjarët që për 24 vjet jetojnë me peshën e padrejtësisë. Kur është puna për UÇK po ka drejtësi e për forcat paramilitare serbe, me përgjegjësi të qartë që dihet për gjithë fushatën e gjenocidit që e ka bërë në Kosovë, nuk po ka drejtësi”, tha Konjufca. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark