×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Konjufca pyetet nëse u konsultua me Kurtin për ta takuar Ramën

    Insajderi
    06 July 2023 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca është pyetur nëse është konsultuar me kryeministrin Albin Kurti për takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, të cilin Kurti refuzoi ta takojë.

    Konjufca ka bërë me dije se ka pasur konsultim me Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, por ka shtuar se s’ka marrë leje për t’u takuar me Ramën.

    “Kurgjë nuk ndodh pa konsultime me kryeministrin dhe presidenten. Nuk ishte marrje e lejes. Ishte ide në të cilën erdhëm në diskutim të barabartë dhe të përbashkët”, ka thënë Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark