×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca: Sanduloviq u rrah pasi njohu sovranitetin e Kosovës dhe kërkoi falje për krimet e Serbisë

    Insajderi
    05 January 2024 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar pas rrahjes brutale të politikanit serb, Nikola Sanduloviq nga shërbimi sekret i Serbisë, pasi ky i fundit nderoi figurën e komandantit, Adem Jashari, shkruan Insajderi.

    Konjufca ka dënuar aktin e shëmtuar dhe ka kërkuar nga ndërkombëtarët reagim teksa ka potencuar se Sanduloviq u rrah pasi njohu sovranitetin e Kosovës dhe kërkoi falje për krimet e Serbisë.

    “E dënoj në mënyrën më të ashpër aktin e shëmtuar të dhunës brutale në Serbi ndaj politikanit Nikola Sanduloviq”, shkroi ai në Facebook.

    Ai ka përmendur edhe terroristin Milan Radojçiq duke kërkuar që edhe sulmi që shkaktoi në Banjskë të sqarohet, meqë emri i tij u përmend edhe si sulmues i Sanduloviqit.

    Nga raportimet e mediave dhe deklarimet e familjarëve dhe avokatit mësuam se z. Sanduloviq, i marrë nga policia e shërbimit sekret serb, është mbajtur dhe rrahur nga persona zyrtarë të këtij institucioni shtetëror, e më pas i është bastisur apartamenti. Në një situatë të frikësimit dhe territ mediatik në Serbi, aludimi shqetësues se në torturim ka marrë pjesë edhe terroristi Milan Radojçiq, i kërkuar nga Republika e Kosovës dhe ndërkombëtarisht për sulmin terrorist në Banjskë, akoma nuk është sqaruar“.

    Përpjekja për të trembur dhe zmbrapsur politikanë si z. Sanduloviq, i cili sulmohet pikërisht se njeh sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe kërkon falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve, vjen si sulm ndaj mundësisë së një pajtimi të drejtë politik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndaj kulturës politike evropiane në Serbi

    Duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë z. Sanduloviq, e duke uruar që ai të dalë edhe më i vendosur nga ky sulm i rëndë, i bëj thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë këtë akt dhe të ndërmarrë veprime frenuese të brutalitetit të shtetit serb, që është i orientuar sa drejt Republikës së Kosovës, aq edhe drejt figurave publike që i shërbejnë përparimit të marrëdhënieve tona“, shkroi Konjufca.

    Demokracia matet me elementet brenda shtetërore, por edhe me krahasimet me vendet ku ajo tashmë është etabluar rrënjësisht. E në këtë kuptim, reagimi i vendeve demokratike kundrejt këtij akti të rëndë është tepër përcaktues“, theksoi i pari i Kuvendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark