×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Konjufca: Serbia bëri gjenocid ndërkohë UÇK’ja po akuzohet

    Insajderi
    22 May 2023 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka cilësuar masakrën në Burgun e Dubravës, si aktin më të shëmtuar që Serbia bëri në Kosovë.

    Konjufca ka theksuar se burgu është institucioni më i lartë i shtetit dhe se 1 mijë të burgosur u grumbulluan aty qëllimisht për t’u masakruar.

    “Jemi këtu për ta kujtuar aktin më të shëmtuar që e bëri Serbia. Burgu është si institucion për nga definicioni, si 100 për qind që kontrollohet prej shtetit dhe këtu 1 mijë të burgosur ishin në dorën e Serbisë dhe ata u grumbulluan dhe u vranë e u masakruan”, tha kryekuvendari.

    Tutje, Konjufca tha se për rastin në fjalë përgjegjëse mbetet Serbia por që ende s’ka drejtësi.

    “I shoh edhe familjarët që për 24 vjet jetojnë me peshën e padrejtësisë. Kur është puna për UÇK po ka drejtësi e për forcat paramilitare serbe, me përgjegjësi të qartë që dihet për gjithë fushatën e gjenocidit që e ka bërë në Kosovë, nuk po ka drejtësi”, tha Konjufca. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark