×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca tallet me Adnan Rrustemin që mbajti fjalim të “zjarrtë” në parlament

    Insajderi
    29 February 2024 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka marrë fjalën sot në seancën e Kuvendit të Kosovës. Nga aty ai mbajti një fjalim të “zjarrtë”. Meqë debati parlamentar ishte për gjendjen e shëndetësisë në vend, foli për këtë.

    Ai kishte shkruar një fjalim të gjatë, ideja “atë se keni bërë ju për 20 vjet po e bën Vetëvendosje”, duke hedhur një sërë akuzash ndaj ish-qeverive të kaluara.

    “Të nderuar deputetë Kosova kalojë një fazë kozmetike me ish-ministrin Uran Ismail, qeverisja PAN plus Lista Serbe, ata nuk miratuan asnjë ligj si para kusht të reformës shëndetësore”, tutje ai foli edhe për ish-kryeministri nga radhët LDK-së, Isa Mustafa

    “Nga të gjitha qeveritë e mëparshme, Ministria e Shëndetësisë ka qenë pazari i fundit i koalicioneve dhe mundësisë së përfitimit qoftë financiar, klientelist duke shkatërruar jo vetëm sistemin shëndetësor por duke vështirësuar reformën edhe për të ardhmën”

    Ndëkohë, diku ka fundit i fjalimit të tij, filluan, siç edhe pritej lavdet për Qeverinë Kurti.

    “Qeveria jonë gjithashtu ka marrë masa shtesë për subvencionimin e të gjitha atyre me sëmundje kronike…. Që shpesh nga partitë opozitare janë qujatuar si lëmosh me pafytyrësi…”, tha ai tutje derisa me të përfunduar fjalimi deputetë u dëgjuan duke duartrokitur.

    Pas kësaj një koment epik, por edhe tallës erdhi nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

    “Unë s`po di çka ke fol veç krejt kanë rreh shuplaka”, ka thënë ai derisa në sallë kanë shpërthyer të qeshurat./Insajderi  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark