×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Konjufca tha se drafti Ramës s’është në interes të Kosovës, Rama: Nuk e ka lexuar, si mund ta komentojë

    Insajderi
    06 July 2023 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, pasi ky i fundit deklaroi se drafti i Ramës për Asosacioni i nuk është në interes të Kosovës dhe se u mundëson serbëve autonomi.

    I ftuar në Klan Kosova, Rama theksoi se Konjufca nuk e ka lexuar dhe se në këtë mënyrë nuk ka se si ta komentojë këtë propozim.

    A tha se nuk është konsultuar me askënd nga qeveria e Kosovës për këtë dokument të cilin thotë se e ka dërguar te tre persona: te kancelari gjerman Scholz, presidenti francez Macron dhe te presidenti i KiE-së, Michel.

    Draft statuti nuk është konsultuar me asnjë sepse nuk ka pse të konsultohet. Unë nuk kam bërë studion ligjore të qeverisë së Kosovës. Ajo e ka ekspertët e vet, mundësitë e veta, mund ta kishte bërë me kohë dhe duhet ta kishte bërë me kohë, dhe jo vetëm që duhet ta kishte bërë me kohë, por duhet t’i rrinte te dera gjatë gjithë kohës partnerëve dhe aleatëve dhe t’u thoshte, mendojmë kështu, mendojmë ashtu, sepse është në interesin tonë. Pashë, më treguan që Glauku kishte thënë se ka autonomi… nuk e di për çka e ka fjalën, sepse ne nuk folëm fare për draft të Asociacionit. Në dokumentin që ata se kanë lexuar! Këta s’e kanë lexuar! Ku e dinë këta? Apo më shohin mua në portret dhe më lexojnë si në filxhan? Drafti që unë kam përgatitur, është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë, dhe unë ia kam dërguar tre personave: kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe presidentit Michel”, tha Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark