×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca: Zhitia e Fazliu dhanë porosinë me të vlefshme për t’i kapur armët në dorë

    Insajderi
    02 November 2023 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, në 34-vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu bëri pas homazheve të varrezat e tyre bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

    Konjufca tha se porosia e tyre ishte që okupatori serb nuk largohet pa i kapur populli armët në dorë.

    “Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë dëshmor anti-cipues sepse janë pararendës të luftës çlirimtare ata e dhanë porosinë dhe shembullin me të vlefshëm se okupatori serb nuk largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë. Kjo ishte porosia e tyre më e vlefshme dhe më vjen mirë, ata që po nderohen dhe respektohen gjithmonë, ne jemi së bashku edhe me kryeministrin edhe me familjarët e dëshmoreve me bashkëpunëtorët e tyre për të i nderuar ata”, tha ai.

    Ai ka thënë se të dy heronjtë kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e të brumosur me parime më të shëndosha dhe me idealet më të larat kombëtare.

    “Ata përveç se e kishin armën në dorë kundër pushtuesit serb ata kishin mos të harrojmë edhe formim të lartë intelektual, kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e brumosur me parime më të shëndosha dhe me ideale tonë më të larta kombëtare”, theksoi Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark