×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Konkurrenti i “Përputhen” i shokon të gjithë: Jam baba i dy djemve

    Insajderi
    07 December 2023 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albina zhvilloi takimin e radhës jashtë studios së “Për’puthen” me Endin, një nga konkurrentët e rinj, që i është bashkuar programit të dashurisë.

    Albina dhe Endi, i njohur ndryshe si Buçi, vendosën të pushonin në një pishinë dimërore. Ata shijuan qëndrimin pranë njëri-tjetrin me rroba banjo.

    Buçi: Kështu të pafsha gjithmonë Albina: Si?

    Buçi: Duke buzëqeshur. Nuk të vjen përditë diçka kaq perfekte.

    Albina: Vërtetë?

    Albina: Çfarë do të më tregosh më shumë për veten?

    Buçi: Që kam zemër të madhe

    Albina: Atë e pamë, dhe që ke vend për të gjithë

    Buçi: Jo

    Albina: Pse e merr për keq…

    Buçi: Po për ty, dimë shumë pak

    Albina: Unë jam një gocë shumë e mirë, jam fëmija e pleqërisë. Jam pak e llastuar. Jetoj me prindërit e mi, që janë pleq sot

    Buçi u ndje komfort me Albinën, aq sa për herë të parë, zbuloi sekretin, që la pa fjalë të gjithë.

    “Jam baba i dy djemve”, tha ai në takim.

    Buçi: Kam dy çuna. Ti e meriton të ta them. I madhi është 16 vjeç. Jam bërë baba 17 vjeç. Ashtu më erdhën gjëra

    Albina: Pse, ka metoda për ta hequr

    Buçi: Është dhuratë nga Zoti

    Albina: Po djalin e vogël?

    Buçi: Është 4 e gjysmë, pesë

    Albina: A ke qenë i martuar?

    Buçi: E kam pasur shoqe. Isha i vogël, nuk dija gjë.

    Albina: Me të njëjtën shoqe e ke? Nuk mendon të kesh gjë me atë gocën?

    Buçi: Kanë ndodhur gjërat që në 2011

    Në studio, konkurrenti rrëfeu se prej pesë vitesh, nuk i takon fëmijët e tij.

    “Djemtë sot rrinë me mamanë time. Kam pesë vite pa i takuar, por flas përditë me ta”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark