×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Konkursi i dyshimtë për gardianë, Ministria e Drejtësisë denoncohet në prokurori

    Insajderi
    09 August 2022 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    H.Xh, kandidat për zyrtar korrektues në konkursin e fundit të Shërbimit Korrektues ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj Shërbimit Korrektues të Kosovës me pretendimet se i është bërë e padrejtë përgjat procesit të përzgjedhjes së kandidatëve dhe pas përfundimit të procesit. Gazeta Insajderi ka siguruar ekskluzivisht dosjen e plotë të denoncimit.

    Xh ka qenë në listën e pritjes i pari. Një ndër 10 kandiatët e pranuar në pozitën e zyrtarit korrektues për Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, ka lënë këtë pozitë dhe nuk ka shkuar. Kandidati që ka qenë në radhë për t’u pranuar, H.XH nuk është ftuar nga SHKK. Këtë, Xh e quan padrejtësi ku i është cenuar parimi i meritokracisë. Ai ka dorëzuar që 8 ditë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë duke u thirrur në emër të drejtësisë.

    Hakmarrja e ShKK ndaj kandidatin që bëri publike parregullsitë

    Që nga muaji prill kur ishin shpallur rezultatet nga konkursi për zyrtarë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Gazeta Insajderi ka përcjellur në vazhdmiësi parregullësit që janë raportuar nga ky konkurs.

    Shumë kandidatë u ankuan e ofruan prova për parregullësi, të cilat i solli ekskluzivisht Insajderi, por asgjë nuk u ndërmor. Këto ankesa shkuan edhe në zyrën e ministers Albulena Haxhiu e cila u distancua duke thënë se nuk ka kompetenca të ndërhy.

    H.XH ka vedosur që nëpërmjet rrugëve ligjore t’i shkoj deri në fund të drejtës së tij që i takon.

    Në një intervistë për Gazetën Insajderi ai rrëfen se si është trajtuar i pa barabartë nga komisoni edhe pse sipas tij kishte kualifikimet e kërkuara. Ndaj tyre ka ngritur kallëzim penal.

    Xh pretendon se ai është lënë anash për shkak se nuk ka pasur të njofshëm e nuk ka dhënë para për tu pranuar.

    Pas anulimit të një kandidati, Xh ka qenë i pari në listë për të zëvëndësuar atë. Ai nuk është ftuar nga ShKK. Për Insajderin ai thotë se kjo i është bërë për t’u hakmerr ndaj tij që i ka raportuar parregullësit në Gazetën Insajderi.

    “Unë kam qenë i 11 në listë në radhë. 10 nga ta janë pranuar. Kam marr vesh që një nga kandidatët e pranuar është larguar dhe kam prirt që pasi është liruar vendi do më thërrasin. Edhe pse ka filluar trajnimi I kandidatëve për 4 ditë unë nuk kam humb asgjë. Sipas normave ligjore e njerzore nuk kam humb asgje. Vetëm se nuk kam pasur dikë të fort në sherbim janë betu mos mem marr”, deklarohet ai për Insajderin.

    Çfarë përmban kallëzimi penal?

    Në kallëzimin penal që ka bërë H.XH, kërkon nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që të hetoj këtë rast për të cilin konsideron që i është bërë e padrejtë.

    “Me ane te ketij Kallzimi ftoj Prokurorine Themelore ne Prishtine , qe te hetoj kete rast sepse konsideroj se me eshte bere shume e padrejte ku eshte cenuar parimi i meritokracise sepse kam qen kandidati me i kualifikuar pothuajse se te gjith kandidatet konkurent ne kete konkurs , kam perfunduar fakultetin e Drejtesise ne Universitetin e Evropes Juglindore , pastaj pas perfundimit te studimeve deri diplomike kam perfunduar edhe Magjistraturen ku kam mbrotjur temen e Magjistratures me titull permbarimi dhe procedura e permbarimit ne Republiken e Kosoves nga viti 2001 e ketej ku kam marr titullin Magjister i Shkencave Juridike , ne konkurs kam prezantuar edhe certifikaten ku e kam perfunduar praktiken Gjyqsore ne Gjykaten Themelore te Ferizajit , punen nje vjeqare ne avokati, certifikaten e trajnimit ECDL=IT , Certifikaten per Trajnime te shkresave civile dhe penale , kerkoj nga Prokuroria te hetoj Komisionin vleresues dhe te bej krahasimin e testit tim me shkrim , biografine dhe kualifikimet e mija me kandidatet e pranuar , jam shume i sigurt dhe i bindur qe me eshte bere e padrejte sepse une as nuk kam para qe te jap per vend pune por as nuk kam askend te fort ne pushtet” deklaron ai në kallëzimin penal.

    Ndaj kujt është ngritur Kallëzim Penal?

    Kallëzimi penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës është bërë kunder Shërbimit Korrektues të Kosovës , gjegjësisht komisionit vlerësues me këtë përberje; Besar Gashi kryetar , Sedat Murturi anëtar, Jaha Zeneli anëtar, Milihate Brahimaj anëtare ,Vladimir Niqiq anëtar.

    Hulumtimet e Gazetës Insajderi që lidhen me këtë konkurs

    Në lidhje me këtë konkurs, Gazeta Insajderi kishte raportuar edhe për dyshime për ryshfet, parregullsi dhe manipulime me listën e kandidatëve të pranuar në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    Lidhur me këtë konkurs, InDok kishte realizuar edhe një dokumentar:

    Deklarta e plotë e kandidatit që nuk u pranua:

    Me date 12.10.2021 Sherbimi Korrektues i Kosoves kishte hapur konkurs te jashtem  per pozitat zyrtar korrektues per ne Qendren e Paraburgimit Prishtine 10 pozita , per ne Burgun e Sigurise Larte 10 pozita dhe Ne Burgun e Dubraves 30 pozita , une kam konkuruar per poziten e zyrtarit korrektues per Qendren e Paraburgimit Prishtine ku aplikacioni im eshte protokolluar me numer aplikacioni 2 , I jam nenshtruar testit me shkrim ku e kam kalu me suksese kam marre 73 pike pastaj testit fizik po ashtu e kam kalu me sukses dhe ne fund sipas rregullores se rekrutimit kam kalu edhe intervisten , por komisioni vleresues duke favorizuar disa candidate ka bere shkelje qe nga fillimi i procedurave duke fut kandidat qe kan kalu edhe moshen pershembull kandidati me numer aplikacioni 24 I cili eshte i lindur me date 01.07.1988 dhe ne momentin e mbylljes se konkursit ka pas 33 vjet e 5 muaj e qe ne fakt nuk eshte dashte as ti pranohet aplikacioni sepse ne baze te konkursit kriteri i moshes ka qene qe kandidatet qe kan te drejte te aplikojne duhet te jene 18-33 deri ne daten e mbylljes se konkursit e qe ky kandidat ka kaluar  5 muaj nga mosha 33 vjeqare e qe nenkupton rrjedhen e afatit , Shkelja tjeter eshte bere nga ata ku ne listen perfundimtare eshte e cekur qe Kandidatet nga 1 deri ne 10, pas testit shendetsor do te ftohen per nenshkrimin e kontrates , e qe ne rast se ndokush deshton ne testin shendetsor do te ftohet kandidati I rradhes , mirepo pas perfundimit te procedurave te rekrutimit une jam njoftuar nga nje kandidat I cili ne te njejten kohe eshte pranuar edhe ne Policine e Kosoves si zyrtar Policor dhe me thot se rri I gatshem sepse do te therrasin ty sepse je ne rradhe , andaj une kam prit pak kohe dhe nuk jam ftuar kam tentuar te  kontaktoj Sherbimin Korrektues por ata as nuk e hapen telefonin e qe ne fakt le te nenkuptoj qe po qe nuk ke dikend te fort a po qe nuk ke para per te dhene per ate pozit nuk ke shance as qe te enderrosh te futesh ne pune , kandidati I cili kishte lene Sherbimin Korrektues per Policine e Kosoves kishte vetem 4 dite qe e kishte lene vendin e lire ne Sherbim korrektues e qe sipas te gjitha normave ligjore , njerzore , humane Sherbimi Korrektues eshte dashte te me njoftoj mua sepse ende ka qen vetem kater dit qe fillon trajnimi e qe ne fakt ne anen njerzore nuk humbet asgje per kater 4 dite por ata kan deshmuar qe jane te pa barabarte duke shkelur te drejtat e njeriun ne rradhe te pare duke bere diskriminim lokalist sepse une jame nga Komuna e Shterpces e qe nuk ka pas asnjeher zyrtar korrektues qe nga pas lufta n as nuk ka por komisioni i ndikuar nga politika dhe njerez te pushtetit duke e mbush me kandidat te tjere nuk me pranuan. I kam shfrytezuar te gjitha mjetet ligjore ne baze te ligjit te rekrutimit por ata si zakonisht te anshem nuk me perfillen kerkesat e mija.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark