×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Konsumatorët e Meridian Express dhurojnë 3265.24 euro për SOS Fshatin

    Insajderi
    28 July 2017 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Meridian Express sëbashku me konsumatorët e saj ka dhuruar 3265.24 euro, për SOS Fshatin e fëmijëve në Prishtinë, të cilët janë pa përkujdesje prindërore. Fushata e rrumbullakimit të faturës është organizuar gjatë muajit të Ramazanit dhe është një kontribut i konsumatorëve të Meridian Express.

    Mjetet e grumbulluara nga kjo fushatë do të përdorën për përmirësimin e kushteve të jetesës së 78 fëmijëve të Sos Fshatit të cilët jetojnë 24 orë në këtë institucion. Përgjegjësja për Mbledhjen e Fondeve në SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës, Albana Zogu – Morina, ka thënë se fushata “rrumbullakëso faturën” organizohet për disa vite me radhë.

    ”Meridian Express është kompani e cila në vazhdimësi e ka mbështet SOS fshatin. Kampanja me centa të vegjël ta ndihmojmë SOS Fshatin do të vazhdojë edhe më tej”, theksoi Zogu – Morina.

    Ndërkaq Drejtori Ekzekutiv i Merdian Express, Agon Gashi, ka bërë të ditur se fushata për rrumbullakimin e faturës do të vazhdojë edhe më tej. Ai ka treguar s kjo fushatë organizohet tash e tre vite me radhë.

    “Një falënderim shkon për konsumatorët e Meridian Express, sepse këto mjete janë kontribut i tyre. Ne do ta vazhdojmë edhe më tej kampanjën e tillë. Mjetet e grumbulluara janë në periudhën e muajit të Ramazanit, si dhe e kemi shtyrë kampanjën edhe për dy javë pas Ramazanit”, tha ai.

    Por Gashi ka treguar se kampanja për rrumbullakimin e faturës nga konsumatorët e Meridian Express do të vazhdojë dhe se konsumatorët do të mund t’i japin që tani kontributet e tyre për fëmijët e SOS Fshatit.

    Kësaj kampanje humanitare i është bashkangjitur edhe aktori i serialit “O Sa Mirë” Ernest Zymberi, i cili ka thënë se si popull jemi mjaft human. “E kemi edhe obligim moral, për t’i ndihmuar njerëzit e tjerë, si popull jemi solidar krejt çfarë na nevojitët është iniciativa sikur kjo e Meridian Express”, tha Zymberi. Ai ka ftuar që edhe kompani dhe bizneset e të tjera që të organizojnë iniciativa për t’ju ndihmuar fëmijët e SOS Fshatit.

    Ndryshe në SOS Fshat, sipas Albana Zogu – Morinës, jetojë 78 fëmijë të moshave të ndryshëm gjatë gjithë kohës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark