×
Green

Konsumoni këto ushqime për t’u dukur të bukur

Insajderi
03 January 2020 - 21:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Konsumoni këto ushqime për t’u dukur të bukur
Që të dukeni të bukur duhet patjetër të ushqeheni mirë! Të hash mirë do të thotë dhe lëkurë e freskët. Më poshtë janë një numër ushqimesh që ju mbajnë në formë dhe që quhen ushqimet e bukurisë. Dhe gjithsesi ju do të dukeni më bukur dhe më e freskët nëse i përdorni këto ushqime me rregull.Arrat

Janë ushqim i mirë kundër plakjes. Kanë përqindje të lartë të vitaminës E dhe ndihmojnë që lëkura të jetë e butë. Por mbani parasysh se duhet të hani pak pasi kanë shumë kalori dhe mund të shkaktojnë edhe dhimbje të forta stomaku.

Proteinat

Për të pasur thonj të fortë dhe kockën e fortë duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi i pulës, te fasulet, te peshku tuna, etj.

Vitamina B

Ushqimet e pasura me vitaminë B i bëjnë flokët tuaj të ndritshëm. Të pasura me këto vitamina janë vezët, qumështi, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.

Peshku

Të hash peshk si salmoni do të thotë që ju keni marrë Omega 3, që ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës. Përveç kësaj, mishi i peshkut është tejet i shëndetshëm dhe ju ndihmon të keni peshë normale.

Uji

Pini sa të mundni ujë. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në freskinë e lëkurës.

Domatja

Domatet përmbajnë antioksidantë, beta-karotin dhe vitaminë C. Hajeni domaten sa më shumë dhe ju do t’i merrni këta antioksidantë. E mira është që domatja të shoqërohet me pak vaj ulliri.

Molla

Për të pasur dhëmbë të mirë, hani mollë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark