×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kontejnerët e mbingarkuar/ Kur pritet të zgjedhet ky problem? Flasin nga Komuna e Prishtinës

    Insajderi
    26 July 2023 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në shumë lagje të Prishtinës kontejnerët e mbeturinave janë të mbingarkuar, ku si pasojë e kësaj qytetarët nuk kanë ku ti gjuajnë ato dhe detyrohen ti gjuajnë në hapësira të ndryshme.

    Ky problem është diskutuar disa herë, por që ende nuk ka rezultuar me një zgjidhje përfundimtare.

    Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu ka thënë për Insajderin se kanë bërë thirrje për blerjen e kontejnerëve dhe blerjen e kamionëve të ri për ndërmarrjen Pastrimi.

    Si Komunë kemi hapur thirrjen për blerjën e kontenjerëve dhe blerjën e kamionëve të ri për ndërmarrjën Pastrimi”.

    Tutje Musliu për Insajderin tha se kanë planfikuar edhe ndërtimin e qendrës për grumbullimin e mbeturinave.

    Kemi planifikuar ndërtimin e qendrës për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore”, ka thënë Insajderi.

    Për këtë të fundit Musliu tha se thirrja do të hapet këtë vit.

    Ndërsa qytetarët vazhdojnë të ankohen për ndërmarrjen Pastrimi. Një qytetar i Prishtinës nga lagjia “Bedri Gjini” tha se nuk po merren mbeturinat dhe si pasojë po detyrohen t’i pastrojnë vetë ata.

    Vetë po duhet me fshi edhe me la si intereson kërkujna si me jetu në Afrikë ju kisha lut që të merren masa për këtë rrugë“, tha ai në kushte anonime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark