×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kontrata e Haland me klubin e ri/ “Dëshira e fundit” e Raiolës

    Insajderi
    09 May 2022 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Erling Haland është shumë parën transferimit te skuadra e Mançester Sitit, me futbollistin norvegjez që do të vihet në urdhrat e Pep Guardiolës në javët e ardhshme.

    Ky transferim ishte marrëveshja e fundit që Mino Raiola kishte përfunduar para se të ndërronte jetë, marrëveshje kjo ku superagjenti nuk harroi të vendoste edhe një klauzolë të veçantë për të ardhmen e futbollistit.

    Sipas medias spanjolle “AS”, Raiola i nisur dhe nga dëshira e sulmuesit vendosi një klauzolë në kontratën e futbollistit ku shkruhej se ai mund të kërkonte largimin pas 2 sezonesh në skuadër nëse një tjetër klub paguante 150 milionë euro për të.

    Kjo duket të jetë arsyeja pse Reali hoqi dorë nga gara për 21-vjeçarin, më Sitin që këmbënguli në blerjen e tij edhe me këto kushte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark