Vogue Italia po reagon ndaj pandemisë së koronavirusit me një botim të veçantë, duke paraqitur, për herë të parë në historinë e revistës, një kopertinë krejtësisht të bardhë.
“E bardha është, para së gjithash, respekti. E bardha është rilindja, drita pas errësirës, bashkimi i të gjitha ngjyrave. E bardha është uniforma e atyre që kanë shpëtuar jetë ndërsa rrezikojnë vetë. Është koha dhe hapësira për të menduar, dhe për të heshtur gjithashtu. E bardha është për njerëzit që po e mbushin këtë kohë dhe hapësirë me ide, mendime, histori, vargje, muzikë dhe dashamirësi ndaj të tjerëve”, tha kryeredaktori i Vogue Italia Emanuele Farneti.