×
  • Lajme
  • Lajme

    Kore raciste në Shqipëri, grekët vijnë dhe këndojnë himnin e Epirit të Veriut!

    Insajderi
    08 November 2018 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa pritej varrimi i ekstremistit greke Konstandin Kacifas të vrarë gjatë shkëmbimit të armëve me RENEA-n, në Bularat të Gjirokastrës kanë mbërritur qindra grekë.

    Nacionalistët grekë janë mbledhur në qendër të fshatit ku edhe kanë kënduar himnin kombëtar grek dhe atë të Vorio Epirit.

    Ata kanë shpalosur edhe disa flamuj ku shkruhej: “Maqedonia është Greqi” dhe “Konstandin ti jeton, na udhëheq dhe na prin.”

    Mësohet se janë kthyer 8 shtetas grekë në Kakavijë pasi gjatë kontrollit të imtsishëm është parë se ata mbanin flamuj të Vorio Epirit.

    Dyshohet se ata ishin ekstremistë të Agimit të Artë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark