Fabrika e Koresë Jugore Yura e cila gjendet në Leskovac të Serbisë, një pjesë të prodhimit e bartë në Shqipëri, shkruajnë mediet serbe.
Në fillim, siç pretendojnë mediet, pa punë në Serbi do të mbesin 350 punëtorë.
Sipas informatave të medieve serbe, të cilat pretendojnë se i kanë marrë nga menaxhmenti, nga Leskovci në Shqipëri bartet prodhimi i kabllove për instalime të dyshemesë, ku për momentin punojnë prej 1.000 deri 1.500 njerëz.
Fabrika jugkoreane Yura është hapur në Leskovc në vitin 2012. Më pas kjo kompani e ka ndërtuar një fabrikë tjetër me teknologji bashkëkohore për rreth 500 punëtorë, dhe menaxherët kanë sqaruar se një pjesë e këtyre punëtorëve do të barten në fabrikë të re, derisa të tjerët do të sistemohen nëpër vende tjera të punës në fabrikën ekzistuese./Insajderi.com.