×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Korenica i VV-së: I papranueshëm komunikimi me kriminelët që janë në listë të zezë

    Insajderi
    14 July 2023 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica tha se është i papranueshëm komunikimi “me kriminelët të cilët janë në listën e zezë”.

    Këtë deklaratë ai e dha duke e komentuar audioincizimin e publikuar në media, e në të cilin është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke biseduar me ish-deputetin nga Lista Serbe, Slavko Simiq.

    Korenica deklaroi se nuk do duhej të kishte ndodhur një komunikim dhe si i tillë është dashur të refuzohej.

    “Për mua personalisht është e papranueshme komunikimi me kriminelët të cilët janë në listën e zezë…nuk do duhej të ndodhte një komunikim i tillë…sigurisht që asaj i krijohet obligushmëri të ketë komunikim sepse shumë ligje varen prej Listes serbe…nuk ka pasur nevojë të ndodhte një komunikim i tillë, po shpesh për të mos dashur as mos me e arsyetu, mund të ndodhemi në një pozicion të caktuar dhe të pa kërkuar, por megjithatë duhej të refuzohej një komunikim i tillë”, u shpreh Korenica në “Info Nata” në Tëvë 1.

    Ai tha se i takon kryetarit të subjetit politik të vendosë a të marrë masa.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark