×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Korenica: Ndërkombëtarët është dashur të njoftohen për vendimin lidhur me dinarin

    Insajderi
    07 March 2024 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i VV-së, Visar Korenica, e ka cilësuar të duhur rregulloren e BQK-së e cila e ndalon qarkullimin e dinarit serb.

    “Faktet po tregojnë se qytetarët në veri kanë fillu me përdorë euron në pagesat e përditshme edhe të hyrat që i pranojnë nga Beogradi do i vijnë në mënyrë elektronike do të konvertohen. Dua të shtoj edhe se nuk di ndonjë rast kur shtetet e ndryshme e kanë dërguar përmes vijave kufitare me thasë monedha sikurse që janë bërë në të kaluarën në kufi, ka qenë praktikë e gabume, përmes saj Lista Serbe e kanë shfrytëzu dhe keqshfrytëzu këtë mundësi për të ndiku te votuesit apo te qëllime tjera që i ka. Një mundësi e tillë është ndërpre me të drejtë”, ka thënë ai.

    Por, sipas tij për këtë vendim është dashur të njoftohen ndërkombëtarët.

    “Ka qenë vendim i qëlluar, paksa i vonuar, është dashur të shikohet më herët. Por jam i mendimit se miqtë tanë ndërkombëtarë është dashur të njoftohen për një procedurë të tillë. Nuk shoh diçka problematike si deputet, i është dhënë periudhë shtesë të mos ngecin pa të ardhura, të futen në sistem pa pasur probleme”, tha ai në “Debat Plus”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark