×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Korrupsioni trondit qeverinë kroate, shkarkohet një ministër dhe këshilltari i tij

    Insajderi
    13 December 2023 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, njoftoi se ka vendosur shkarkimin e ministrit të Ekonomisë, Davor Filipoviç dhe këshilltarit të tij, Jurica Lovrinçeviç.

    Sipas mediave kroate, lëvizja e Plenkoviç erdhi pasi revista “Nacional” shkroi se Lovrinçeviç kishte një marrëveshje të parregullt me një stacion televiziv të Zagrebit.

    “Arsyeja e vendimit tim është diskursi që pamë në media. Korrespondenca midis ish-këshilltarit të ministrit dhe një gazetari shkaktoi habi të madhe në qeveri. Unë nuk kam më besim te ministri që lejoi të ndodhin ngjarje të tilla. Ne do të fillojmë negociatat për një emër të ri sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Plenkoviç në një konferencë në Zagreb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark