×
  • Sport
  • Sport

    Kosova barazon në miqësore me Armeninë

    Insajderi
    16 November 2022 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës në futboll ka barazuar 2:2 në miqësoren e parë të muajit nëntor nga Armenia.

    “Dardanët” që u paraqiten me lojtarë të rinj në këtë sfidë, u gjendën në disavantazh pas 24 minutave lojë kur Shaghoyan kaloi armenët në epërsi.

    Reprezentacioni armen vazhdoi me dominim edhe në minutat në vazhdim gjatë pjesës së parë, por duke mos arritur të gjejnë cakun.

    Të përzgjedhurit e Alain Giresses barazuan shifrat në minutën e 67-të me anë të Lirim Kastratit i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

    Tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Hovhannisyan pas një lëvizje të mirë në zonën vendase arriti të ndëshkonte ekipi e Kosovës për t’ia rikthyer avantazhin mysafirëve.

    Kosova e shmangu humbjen në minutën e tretë shtesë kur Rudhani pas një devijimi “tundi” rrjetën e Armenisë.

    Tri ditë më vonë, Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e dytë dhe të fundit miqësore me Ishujt Faroe në po të njëjtin stadium.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark