×
  • Sport
  • Sport

    Kosova drejt Budapestit kërkon medalje me katër garues

    Insajderi
    03 August 2023 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhudo kosovare do të paraqitet me katër garues në Mastersin e Budapestit në Hungari, që nis këtë të premte.

    Shtetin tonë do ta përfaqësojnë Distria Krasniqi, Nora e Akil Gjakova, si dhe Laura Fazliu.

    Të premten, do të paraqiten në podium kampionia olimpike, Distria Krasniqi, si dhe kampionia tjetër olimpike, Nora Gjakova.

    Distria e ka fituar katër herë Mastersin. Në këtë garë për herë të parë garoi në St. Petersburg të Rusisë në vitin 2017.

    Në Budapest, Distria e kërkon titullin e pestë në Masters.

    Ajo pas Lojërave Olimpike në Tokio, të mbajtura në verën e vitit 2021, ka kaluar nga kategoria deri 48 kg në kategorinë deri 52 kg. Krasniqi nuk ka garuar nga fillimi i majit.

    Të premten garon edhe kampionia tjetër olimpike, Nora Gjakova. Ajo e kërkon suksesin në kategorinë deri 57 kilogramë.

    Të shtunën në program janë meçet e Laura Fazliut e të Akil Gjakovës.

    Laura do të garojë në kategorinë deri 63 kilogramë, ndërsa Akili në kategorinë deri 73 kilogramë. /Gazeta Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark