Kosova e ka nisur të shtunën paraqitjen në Lojërat Mesdhetare në rërë, që po mbahen në Heraklion të Greqisë.
Të parët që garuan ishin hendbollistët. Ata u mposht 2:0 (22:12, 22:10) nga Italia. Sipas njoftimit të KOK-ut, Kosova nisi mirë ndeshjen, por më pas erdhi në shprehje mungesa e përvojës në hendbollin në rërë.
Kosova garon në disa sporte të ndryshme në Lojërat Mesdhetare në rërë.
Të premten në Heraklion u mor vendimi që Kosova të organizojë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030. U vlerësua vendim historik për Kosovën. /koha/