Dy taekwondistët e rinj, Shpresa Olimpike 2022, Jon Gashi dhe Denis Bllaca, fituan medalje në turneun ndërkombëtar G2 Suedia Open, të mbajtur gjatë fundjavës në Stokholm të Suedisë.
Gashi fitoi medaljen e artë në grupmoshën junior, duke shënuar tri fitore në kategorinë -73 kilogramë, ndërsa Bllaca, junior, fitoi të argjendtën me tri fitore në kategorinë -59 kg. Denisi kishte 20 garues në kategori, ndërsa Joni 9 garues.
Suksesi iu solli pikë olimpike për të rinj, të cilat iu shërbejnë për renditje më të mirë në nivelet evropiane dhe botërore.
Në këtë turne, konkurrenca e seniorëve, morën pjesë edhe bursistët olimpikë Paris 2024, Arbër Azemi e Arnis Agushi (-68 kg). Azemi shënoi një fitore, për t’u ndalur në raundin e tretë, ndërsa Agushi u ndalë në luftën e parë (raundi i dytë). /Insajderi/