×
  • Sport
  • Sport

    Kosova merr fitoren e parë në garat FIBA 3×3 – mposhtin Greqinë

    Insajderi
    03 August 2023 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova ka regjistruar fitoren e parë në garat e FIBA 3×3 U23 Nations League.

    Këtë e arritën vashat e Kosovës, duke mundur Greqinë me rezultat 21:15.

    Sara Vraniqi shënoi tetë pikë, Agnesa Rrahmani shtatë, Erjona Krasniqi dhe Besjana Martinaj tri.

    Kjo ishte fitorja e parë në ditën e tretë, në garat që po zhvillohen në Hungari, njëkohësisht sonte është dita e fundit. Më herët vashat e Kosovës pësuan nga Holanda 22:15.

    Më herët Kosova në të dyja konkurrencat për herë të parë ka marrë pjesë në FIBA 3×3 U23 Nations League në Prishtinë.

    Afër fitores ishin edhe djemtë e Kosovës. Ata përballë Gjermanisë pësuan 21:20. Madje, Dardanët e nisën ndeshjen me një seri prej 10:1 dhe dramë u zhvillua deri në fund, ku me dy pikët radhazi nga Leon Fertig, Gjermania fitoi 21:20.

    Më pas meshkujt pësuan nga Turqia 21:16, edhe pse deri në tre minutat e fundit ndeshja ishte e barabartë.

    Me këtë ndeshje, Kosova përfundoi garat në Hungari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark