×
  • Sport
  • Sport

    Kosova në vitin 1979, Nehat Osmani: Sokol Hadri – një kolos i futbollit

    Insajderi
    16 November 2022 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Legjenda e futbollit të Kosovës, Nehat Osmani, ka publikuar një fotografi interesante të përzgjedhjes së Kosovës në vitin 1979, kur janë takuar me përzgjedhjen e Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Osmani ka disa fjalë për legjendën Sokol Hadri, i cili ka ndërruar jetë të hënën që e lamë pas. 

    “Sokol Hadri – një kolos i futbollit dhe sportit të Kosovës kaloi në përjetësi.

    Për ta përkujtuar me pietet të lartë si një UDHËRRËFYES dhe KAPITEN i shumë gjeneratave, edhe përmes këtij ilustrimi të hershëm, unë në fillet e karierës time ndërsa Sokol Hadri në zenitin e lavdisë së tij duke përfaqësuar reprezentacionin e Kosovës kundër atij të Bosnjës e Hercegovinës më 1979.

    Nder dhe respekt për këtë sportist Legjendë dhe njeri Simbol të papërsëritshëm!”, ka shkruar Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark