×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shtetin që rënditet në top vendet më të korruptuara në botë

    Insajderi
    25 June 2022 - 20:52

    Ministria e Punëve të Jashtme ka nënshkaru një marrëveshje bashkëpunimi për avancimin në fushën e administatës publike me Institutin e një shteti afrikan, Ugandën i cili njihet si ndër vendët më korrupsionin më të lartë në botë.

    Kësaj marrëveshje i është gëzuar shumë zv ministri i MPJ, Bardhyl i cili e dha lajmin edhe në llogarinë e tij personale në Facebook.

    Por çfarë mësojmë në nga ky shtet që rënditet në top shtete me korrupsion më të lartë sipas disa raporteve globale për korrupsion, shkruan Gazeta Insajderi.

    Uganda ka mbetur ndër vendet më të korruptuara në botë gjatë vitit të kaluar, me indekset globale që tregojnë jo shumë ndryshime nga vitet e fundit.

    Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2021, Uganda  është rënditur në pozitën e 144-të në renditjen globale nga 180 vendet e vlerësuara.

    Postimi i plotë:

    Edhe një marrëveshje e nënshkruar me qëllim të avancimit dhe profesionalizmit të administratës publike si dhe ndërtimit të bashkëpunimit me institucione të ndryshme në botë.

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Universitin e Stellenbosch në Afrikë të Jugut, tani kemi nënshkruar marrëveshje dhe me Uganda Management Institute (UMI).

    UMI është institucioni shtetëror i shtetit të Ugandës i cili bën edukimin dhe trajnimin e shërbyese civil dhe sektorit privat në fushën e menaxhmentit, si dhe ofron konsulenca si për sektorin publik dhe privat në po këto fusha.

    UMI është një institucion i akredituar ndërkombtarisht, me përvojë 50 vjeçare, ku janë të angazhuar nje staf rreth 360 persona si dhe 60 hulumtues të përhershëm.

    Instituti i Kosovës për Administratë Publike si dhe UMI tani do të bashkëpunojnë ngushtë në fushat e ndryshme për të arritur dhe synimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme drejtuar nga Ministri Xhelal Sveçla, në rritjen e bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe trajnimit në fushën e administratës publike.

    I gjithë ky angazhim dhe bashkëpunim do të rezultojë në rritjen e efikasitetit të administratës dhe të përmirësimit të shërbimeve publike për qytetarët.

    Shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe një herë Drejtorin e Përgjithshëm të UMI, Dr. James Nkata, dhe stafin e tij të cilët kanë bërë përpjekjet e duhura që kjo marrëveshje të nënshkruhet.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark