×
  • Sport
  • Sport

    Kosova pëson humbje të thellë kundër Kuvajtit

    Insajderi
    05 September 2023 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të martën në Lashko të Sllovenisë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka luajtur ndeshjen e parë miqësore me Kuvajtin.

    Kuvajtasit, që ka një javë që janë të grumbulluar dhe tashmë kanë luajtur shumë miqësore në Slloveni, kanë shënuar fitore me rezultat 36:23.

    Pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:13 në të mirë të Kuvajtit.

    Kombëtarja jonë në momente ka shfaqur lojë të mirë. Kishte aksione të rrjedhshme e gola të bukur.

    Por në rezultatin final kanë ndikuar gjuajtjet e shumta të humbura nga pozita të pastërta e po ashtu gabimet e shumta teknike.

    Lojtarët tanë janë në fazën përgatitore për kampionatin e ri dhe ende jo në ritmin e ndeshjeve.

    Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi të mërkurën prej orës 17:00 e kanë edhe një ndeshje kontrolluese me Kuvajtin.
    Ndeshjet në Slloveni do t’i shërbejnë selektorit Qerimi për ciklet e ardhshme kualifikuese.

    Të martën janë testuar disa lojtarë të rinj, që do ta kenë rastin të dëshmohen edhe në ndeshjen e nesërme.

    Kuvajti – Kosova 36:23 (18:13)

    Kosova: Liridon Zena, Jon Muqolli, Kushtrim Ninaj 5, Matej Thaqi 5, Shkëlzen Samohoda 1, Altin Cacaj 1, Olsi Mulaj, Armend Alaj, Arbios Mushkolaj 2, Leonard Gegaj 1, Shaban Zogaj, Egzon Gjuka 5, Dominik Palushi 3, Lulzim Shabani 1, Arti Luzha.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark