Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Andorrën, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Dardanët mbrëmë kanë zhvilluar seancën e fundit para duelit me Andorrën dhe janë të gatshëm për duelin e sotëm.
Kombëtarja “Dardane” që tashmë ka humbur gjasat për kualifikim në “Gjermani 2024”, kërkon fitoren e parë në cikël garash në tokën e Andorrës.
Trajneri Primoz Gliha, në konferencën e fundit para duelit me Andorrën, tha se kundërshtari i radhës ka mentalitet të fortë dhe sipas, strategut slloven dueli me Andorrën do të jetë një ndeshje e vështirë.
“Andorra është një skuadër shumë e vështirë të luhet kundër tyre. Gjatë karrierës time kam luajtur disa herë me ekipet nga Andorra. Ato ishin takime të vështira. Kanë mentalitet të vështirë lojtarët e Andorrës. Duhet të shohim si po shkojnë gjërat. Ne jemi gati për këtë takim”, ka thënë Gliha.
Ndeshja Andorra-Kosova starton në orën 20:45.