×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova sot mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Jordaninë

    Insajderi
    09 November 2021 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot nga ora 18:00 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme miqësore kundër Jordanisë.

    Dardanët do të udhëheqin këtë herë nga trajneri i ri Primozh Gliha që zëvendëson Berndard Challandesin i cili u shkarkua muajin e kaluar.

    Për Kosovën kjo miqësore është një test I rëndësishëm para takimit të së dielës ku ndeshet me Greqinë. 

    Përballja Kosova – Jordani do të luhet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa biletat e ndeshjes kanë dal në treg ditën e djeshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark