Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U17, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e cila u mbyll baras 1-1.
Të përzgjedhurit e Arbnor Morinës patën paraqitje të mirë që nga fillimi i ndeshjes, duke e dominuar atë në tërësi. Në pjesën e parë Dardanët e rinj patën disa raste derisa golin e parë e arritën në minutën 32′. Ishte futbollisti Dior Ilazi i cili i dhuroi epërsinë Kosovës për 1-0.
Ritmi i “Dardanëve” nuk ndryshoi as në pjesën e dytë. Ani pse futbollistët kosovar tentuan për ta thelluar epërsinë, mysafirët ishin tejet të vëmendshëm për çfarë edhe rezistuan. Rezultati ndryshoi në minutën 75-të kur futbollisti Albion Musliu arriti të konkretizojë një rast për mysafirët, duke shënuar golin e barazimit për Maqedoninë e Veriut.
Në kohën shtesë “Dardanët” penallti por që nuk arritën të ndryshojnë rezultatin. Ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, Kosova e zhvillon të premten nga ora 11:00, po ashtu në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Ky grumbullim, Kosovës i shërben për përgatitje sa më të mirë për kualifikimet e muajit nëntor të cilat zhvillohen në Kroaci ndaj Anglisë, Ishujve Faroe dhe Kroacisë.