×
  • Sport
  • Sport

    Kosova U17 do t’i luaj dy ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    05 September 2023 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Kosovës U17 do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut U17, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evripian që zhvillohen në muajin nëntor.

    Përballja e parë do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në orën 16:00, derisa miqësorja e dytë më 8 shtator, në të njëjtin stadium, në orën 11:00. Këto dy miqësore përzgjedhësit Arbnor Morina dhe stafit të tij do t’i shërbejnë për ta parë formën e futbollistëve dhe për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikueset e nëntorit.

    Kosova bën pjesë në Grupin e 9-të, ku janë të përfshira edhe Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci, më 3, 6 e 9 nëntor.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark