Futbollistet e Kosovës U17, kanë shënuar fitore në ndeshjen e dytë kundër Malit të Zi, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) të enjten.
Në duelin e luajtur në Rozhajë, Kosova ka triumfuar me rezultatin bindës 3:0. “Dardanet” e reja, shënuan dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën për ta fituar këtë ndeshje.
Elona Paci e zhbllokoi rezultatin në minutën e 37-të, ndërsa dy golat tjerë për Kosovën, i realizoi Olsa Maçastena (43’, 66’).
Kjo ishte miqësorja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e zhvilluar në Rozhajë. Përballja e parë, përfundoi me rezultatin 1:1. /Koha/