Përzgjedhësi i Kombëtares U19, Adil Maliqi e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore kundër Shqipërisë U19.
Shtatë futbollistë në listën e tij janë nga skuadrat e Kosovës, ndërsa të tjerët nga ekipet evropiane.
Për Maliqin kjo do të jetë ndeshja e parë në krye të ekipit të Kosovës, pasi javë më parë u emërua në këtë post.
Ndeshjet do të zhvillohen më 14 dhe 16 qershor në stadiumin e Kukësit.