×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova U19 udhëton në Skoci për kualifikimet e “Euro2023”

    Insajderi
    04 April 2022 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka udhëtuar në Edinburgh të Skocisë, ku gjatë ditëve të ardhshme do t’i zhvillojë tri ndeshje në kuadër të Grupit 4 të Ligës B, në kualifikimet për Evropianin 2023.

    Të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit ndeshjen e parë e luajnë të martën, në orën 14:00 kundër Estonisë.

    Më pas Dardanet e reja ballafaqohen me Kazakistanin, më 8 prill në orën 20:00 dhe në fund përballen me nikoqiren e këtij turneu kualifikues, Skocinë, më 11 prill në orën 16:00.

    Gjashtë skuadrat fituese të grupeve dhe skuadrat e vendeve të dyta me bilancin më të mirë në duelet ndaj skuadrave të para dhe të treta do të promovohen në Ligën A.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark