Përfaqësuesja e Kosovës U21 do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës.
Në “Milton Keynes”, “Dardanët” e rinjë përballen me Anglinë U21 në kuadër të kampanjës eliminatore për “Euro 2023” për 21-vjeçarët.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për xhiron e dytë të grupit G dhe nis nga ora 20:00.
Dy skuadrat janë përballur mes vete dy herë dhe dy ndeshjet i kanë fituar “Tre Luanët”.
Kosova e ka nisur me fitore këtë kampanjë eliminatore ndaj Andorrës, kurse Anglia së fundmi nuk arriti të udhëtojë në Rumani shkaku i rasteve me COVID-19.
Grupit G i prin Republika e Çekisë me 2 pikë nga dy ndeshje, e ndjekur nga Kosova, Sllovenia dhe Shqipëria me nga tri pikë nga ndeshjet e para.
Anglia është pa pikë pasi nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje, ndërsa Andorra është e fundit pa pikë pas tri ndeshjeve.