Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll ka udhëtuar drejt Londrës, ku nesër (e martë) do të ballafaqohet me Kombëtaren e Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Kosova U21 ka zhvilluar disa stërvitje në Prishtinë, derisa të fundit do ta zhvillojnë sonte në orën 19:00 në stadiumin “MK Stadium” në Milton.
Ndeshja zhvillohet nesër (e martë), nga ora 20:00.
Kujtojmë se Kosova ka zhvilluar një ndeshje në këto eliminatore dhe ka marrë një fitore duke e mposhtur Andorrën me rezultat 2:0.