Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani ka kontribuuar me një gol të shënuar për Suedinë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Suedia në konkurrencën e femrave është kualifikuar në gjysmëfinale pas fitores 3:1 ndaj Japonisë, shkruan FrontOnline.
Asllani ishte golashënuesja e fundit për Suedinë në minutën e 68-të.
Futbollistja realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për rezultatin përfundimtar.
Ndryshe, Kosovare Asllani është lojtare e Realit të Madridit.