Kapitenja Kosovare Asllani ka treguar lojë të mirë në fanellën e Suedisë, duke shënuar fitore në frymën e fundit me rezultat 2:1 ndaj Afrikës së Jugut, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Sky” në Wellington të Australisë, ku ishin të pranishëm 18.317 shikues.
Në minutën e 90-të, Asllani ka asistuar dhe Ilestedt ka shënuar për 2:1.
Për suedezet shënuan Rolfo (65′) e Ilestedt (90′) dhe për Afrikën e Jugut realizoi Magaia (48′).
Suedia e nisi me fitore në Grupin G në Kampionatin Botëror, ku është në grup me Argjentinën, Italinë dhe Afrikën e Jugut.