×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kosovari kapet me armë dhe municione në kufirin e Bllacës

    Insajderi
    25 December 2023 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është kapur një shtetas kosovar me armë dhe municione në kufirin e Bllacës.

    Nga Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut thonë se është sekuestruar pistoletë dhe municion të cilët janë zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës në hyrje të vendit, në vendkalimin kufitar Bllacë.

    “Pistoleta CZ Shadow 2 dhe një karikator me 15 fishekë të kalibrit 15mm kanë qenë të fshehura në çantën prej lëkure të shoferit nën ulësen e pasagjerit, ndërsa në automjet janë gjetur dhe 5 plumba të kalibrit 9 mm”.

    Arma dhe municionet janë konfiskuar, ndërsa kundër personit është parashtruar kallëzim penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark