×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kosovari që u arrestua pasi mbante simbolin e shqiponjës në makinë, pritet të dalë të premten para gjykatës serbe

    Insajderi
    20 June 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe 4 ditë bëhen fiks 1 muaj që kur kosovari Rrahim Musliu po mbahet pa drejtësisht në burgun e Serbisë. Ndonëse qysh në kufij ishte vërejtur se në veturën e tij ishte e vizatuar shqiponja dy krerëshe, ai u ndalua krejt në brendësi të shtetit serb.

    Musliu nga Gjermania po udhëtonte me gruan e tij, shtetase gjermane drejt Kosovës.

    Këtë të premte ai pritët të dal para gjykatës serbe. Kështu konfirmoi për Insajderin kryetari i degës së PDK-së në Kiel të Gjermanisë, Ndue Gjini, i cili qysh nga fillimi u mor me rastin.

    Bazuar në informatat e Gjinit, Rrahim Musliu u arrestua sikur të ishte një kriminel, nga policë të maskuar serbë të cilit iu kishin futur në hotelin ku e kishin vendosur vet.

    “Përpara makinës së tij ka qenë i ngjitur flamuri kuq e zi ku Rrahim Musliu gjithmonë e ka deshtë dhe e do flamurin kuq e zi dhe në qoftë se Serbisë nuk i ka pëlqy kjo, është dashtë në kufirin e Serbisë, je i ndaluar nuk guxon në shtetin tonë me hy kështu, por jo me fut në shtet brenda dhe me arrestu”, ka shpjeguar Gjini për Insajderin.

    Në ditën e arrestimit (24 maj) i kanë qu në polici, pastaj i kanë liru ua kanë marrë pasaportat dhe ia kanë gjetë hotelin dhe i kanë thënë nesër keni me u lajmru në polici – çka bëjnë ata, të nesërmen i shkojnë me specialsa me maska edhe e kapin Rrahim Musliu”, potencoi ai.

    Siç konfirmon kryetari i PDK-së në Kiel të Gjermanisë mërgimtari nuk ka shtetësi gjermane teksa ka pak kohë që për arrestimin e tij është informuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë.

    Ai ka vizë gjermane, por jo shtetësi gjermane. MPJD është informuar duke thënë se nuk dinë detaje por që do të interesohen”.

    Gjini shtoi se janë në kontakt me avokatë serbë të cilët i kanë angazhuar për rastin e tij dhe presin që ai të lirohet.

    Ne jemi tash në kontakt me avokatë serbë, dhe kam bisedu me njerëz në gjykata dhe u kam kërkuar që ta lirojnë njeriun se nuk kapet në këtë mënyrë”, tha ai.

    Rrahim Musliu është një qytetar i thjeshtë i Kosovës që vije nga Komuna e Mitrovicës, siç konfirmoi edhe Gjini ai nuk ka qenë pjesë e UÇK-së.

    Për rastin tashmë është informuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme, të njëjtit konfirmuan për Insajderin se tanimë në dijeni janë edhe delegacioni i BE-së e misionet tjera diplomatike në Serbi.

    Për rastin në fjalë, ju njoftojmë se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd, zyrtarisht ka njoftuar MPJD për arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës, arrestimi i të cilit ka ndodhur gjatë kalimit tranzit në Serbi“, thanë nga ministria për Insajderin.

    Nga ministria po ashtu konfirmuan se janë në kontakt të vazhdueshëm me avokatin e Musliut, teksa shtuan se nuk mund të ndajnë detaje tjera për shkak të kërkesës së familjes.

    Ndërkohë, situata në veri qysh nga fundi i majit ka shkuar duke u tensionuar, kjo pas përzgjedhjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.

    Së fundmi, nga shteti serbë janë kidnapuar edhe 3 policë të Kosovës. Sipas autoriteteve kosovare, ata u kidnapuan brenda territorit të Republikës, ndërkohë këto po i mohon Beogradi.

    Në anën tjetër, MPJD vazhdimisht është duke bërë thirrje që qytetarët kosovarë, të shmangin kalimet nëpër pikat kufitare me Serbinë.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark